BALLKANI Qeramikë

BALLKANI bënë pjesë në grupin e kompanive të para private në Kosovë me një përvojë 25 vjeçare në tregun Kosovar. Tani më gjerësisht e njohur në treg si Ballkani Qeramikë, kompania ka për qëllim të ofroj në tregun tonë një shumëllojshmëri dizajnesh të pllakave dhe sanitarisë të importuara nga shumë vende të botës duke pasur parasysh gjithmonë cilësinë. Duke shfrytëzuar përvojën tonë shumëvjeçare në lëminë e pllakave të qeramikës dhe porcelanit e përfituar nga pjesëmarrja në shumë projekte të mëdha ndërtimi në Kosovë, tani në bashkëpunim me prodhuesit më eminent të pllakave nga 5 vende të botës, ofrojmë dizajne bashkëkohore por edhe ato tradicionale duke i ofruar zgjedhje të pakrahasueshme të pllakave dhe sanitarisë për shtëpinë tuaj.

Tani produktet e BALLKANI Qeramikë mund të gjinden edhe në sallonin ekskluziv ne Viti, ne qytetin ku edhe filloj veprimtaria e kompanisë tonë. Aty ku mikëpritja dhe shërbimi miqësor dhe kualitativ, vlerat mbi të cilat është ndërtuar BALLKANI, vazhdojnë te kultivohen dhe te ngriten edhe më tutje duke qenë inspirim për të gjithë kompaninë.

Shiko BALLKANI Qeramikë në Viti.