Këto kushte vlejnë për çdo porosi të bërë në ballkaniqeramike.com. Duke përfunduar porosinë, ju pajtoheni me to.
1. Shitësi
Ballkani Qeramikë • Magjistralja Ferizaj–Prishtinë, KM 8, Kosovë • Tel: +383 45 907 097 • Email: info@ballkaniqeramike.com
2. Porosia
- Porosia bëhet online, në telefon ose në WhatsApp.
- Pas porosisë ju kontaktojmë në telefon për ta konfirmuar porosinë, sasinë dhe kohën e dorëzimit.
- Porosia konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit nga ana jonë.
3. Çmimet
- Të gjitha çmimet janë në euro (€).
- Kostoja e transportit varet nga afati i dorëzimit: 50 € brenda ditës, 30 € për 2–3 ditë, 10 € për 5–10 ditë. Shih faqen Transporti.
- Në rast gabimi të dukshëm në çmim, ju njoftojmë para dorëzimit dhe ju mund ta anuloni porosinë pa kosto.
4. Pagesa
- Pagesa bëhet vetëm në dorëzim: me para në dorë (cash) ose me kartelë përmes POS-it mobil.
- Nuk kërkohet asnjë pagesë paraprake online.
5. Dorëzimi
- Dorëzimin e bën Ballkani Qeramikë ose partnerët tanë logjistikë.
- Afati i dorëzimit varet nga lloji i dërgesës që zgjidhni: brenda ditës, 2–3 ditë ose 5–10 ditë, në varësi edhe nga disponueshmëria e produkteve.
- Ju lutemi kontrolloni mallin në momentin e dorëzimit. Dëmtimet e dukshme raportohen menjëherë te shoferi ose në +383 45 907 097.
6. Kthimet dhe ndërrimet
- Nëse produkti nuk përputhet me porosinë tuaj, mund ta ktheni brenda 14 ditëve nga data e marrjes.
- Kërkesa për kthim bëhet duke na telefonuar ose përmes faqes së kontaktit; ekipi ynë ju udhëzon për hapat e mëtejshëm.
7. Faturat dhe garancia
- Çdo produkt shoqërohet me faturë origjinale dhe garanci prodhimi sipas specifikave të brendit.
- Për produktet sanitare, garancia zakonisht zgjat nga 2 deri në 5 vite, në varësi të llojit të produktit.
8. Kontakti
Për çdo pyetje: +383 45 907 097 • info@ballkaniqeramike.com • Kontakti
