🚚 Dorgesë në gjithë Kosovën nga 10€  •  💶 Pagesa në dorëzim (para në dorë ose POS)  •  📍 Magjistralja Ferizaj–Prishtinë KM 8  •  🕗 E hënë–E shtunë 08:00–18:00

Telefono: +383 45 907 097

Kushtet e shitjes

Këto kushte vlejnë për çdo porosi të bërë në ballkaniqeramike.com. Duke përfunduar porosinë, ju pajtoheni me to.

1. Shitësi

Ballkani Qeramikë • Magjistralja Ferizaj–Prishtinë, KM 8, Kosovë • Tel: +383 45 907 097 • Email: info@ballkaniqeramike.com

2. Porosia

  • Porosia bëhet online, në telefon ose në WhatsApp.
  • Pas porosisë ju kontaktojmë në telefon për ta konfirmuar porosinë, sasinë dhe kohën e dorëzimit.
  • Porosia konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit nga ana jonë.

3. Çmimet

  • Të gjitha çmimet janë në euro (€).
  • Kostoja e transportit varet nga afati i dorëzimit: 50 € brenda ditës, 30 € për 2–3 ditë, 10 € për 5–10 ditë. Shih faqen Transporti.
  • Në rast gabimi të dukshëm në çmim, ju njoftojmë para dorëzimit dhe ju mund ta anuloni porosinë pa kosto.

4. Pagesa

  • Pagesa bëhet vetëm në dorëzim: me para në dorë (cash) ose me kartelë përmes POS-it mobil.
  • Nuk kërkohet asnjë pagesë paraprake online.

5. Dorëzimi

  • Dorëzimin e bën Ballkani Qeramikë ose partnerët tanë logjistikë.
  • Afati i dorëzimit varet nga lloji i dërgesës që zgjidhni: brenda ditës, 2–3 ditë ose 5–10 ditë, në varësi edhe nga disponueshmëria e produkteve.
  • Ju lutemi kontrolloni mallin në momentin e dorëzimit. Dëmtimet e dukshme raportohen menjëherë te shoferi ose në +383 45 907 097.

6. Kthimet dhe ndërrimet

  • Nëse produkti nuk përputhet me porosinë tuaj, mund ta ktheni brenda 14 ditëve nga data e marrjes.
  • Kërkesa për kthim bëhet duke na telefonuar ose përmes faqes së kontaktit; ekipi ynë ju udhëzon për hapat e mëtejshëm.

7. Faturat dhe garancia

  • Çdo produkt shoqërohet me faturë origjinale dhe garanci prodhimi sipas specifikave të brendit.
  • Për produktet sanitare, garancia zakonisht zgjat nga 2 deri në 5 vite, në varësi të llojit të produktit.

8. Kontakti

Për çdo pyetje: +383 45 907 097 • info@ballkaniqeramike.com • Kontakti